BASHKIMI KONFIRMON QËNDRIMIN E MALËS NË SKUADËR
Prishtinë(AsistiOnline) –�Skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një stinor me një nga lojtarët kyçë të ekipit në edicionin e kaluar.
Prizrenasit kanë konfirmuar se kanë vazhduar bashkëpunimin me plejmejkerin mitrovicas, Musab Mala edhe për një sezon.
Organizatori i skuadrës, Musab Mala, do të vazhdojë të jetë nën direktivat e trajnerit Illmen Bajra.Mala ka nënshkruar kontratë të re me drejtuesit e klubit, për të qëndruar edhe për një vit te Bashkimi. 23 vjeçari ka pasur një stinor të pafat në vitin e kaluar duke vuajtur nga lëndimet e shpeshta, por megjithatë për ato pak paraqitje sa pati, arriti t’i dëshmojë vlerat e veta duke i fituar zemrat e Arpagjik’ve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Bashkimi.
Mala me skuadrën nga Prizreni në stinorin e kaluar, kishte mesatare prej, 10.6 pikëve, 3.7 asisteve dhe 3.0 kërcimeve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.