Basketboll

MEHMETI: FINALE QË PAK KUSH E KA PARASHIKUAR, POR SHUMË INTERESANTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga lojtarët më të mirë që ka prodhuar basketbolli i pasluftës në vendin tonë, plejmejkeri mitrovicas Artan Mehmeti po e sheh si shumë interesante, finalen e sivjetme të NBA-së, ndërmjet LA Lakers dhe Miami Heat.

Në një prononcim dhënë për AsistiOnline.com, Mehmeti thotë se shumë pak njerëz e parashikuan një finale të tillë, por ja që ndodhi dhe pa mëdyshje do të jetë shumë interesante.

Lakers-Miami, finale që është parashikuar pak, sidomos me skuadrën e Miamit që nuk është pritur të jetë këtu, por ja që kjo është NBA liga. Finale shumë interesante, Miami hynë në këtë finale pa presion dhe mendoj që do vazhdojë të luajë mirë ashtu si deri në këtë fazë. Kanë ekipë shumë kompakte, secili lojtar kontribon në momente të caktuara të lojës, dihen përgjegjësit e secilit, të sulmojnë nga të gjitha anët dhe pritet gjithçka nga ky ekip. Në anën tjetër, Lakers me super-duo’n e tyre dhe lojtarët e tjerë, janë favorit vetëm në letër i kësaj serie, sepse finalja është finale dhe nga një ekip si Miami pritet gjithçka. Nëse, AD bën paraqitje siç pritet nga ai, mendoj që ka me qenë final-MVP, kurse mbreti James nëse luan, siç ka luajtur në lojën e fundit, duke atakuar koshin, atëherë Miami do të jetë në telashe. Dëshira ime është të fitoj Lakers, shkaku i James, por hiç se kam problem, që edhe Miami të shpallet kampion”, tha ish-basketbollisti mitrovicas që dikur dridhte parketet kosovare.

Ndeshja e sontme, Lakers-Miami, nisë nga ora 03:00 me kohën tonë lokale dhe transmetohet në Art Sport 1, si dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.