Basketboll

BARÇA FITON DERBIN E XHIROS HAPËSE, TREGON ”DHËMBËT” QË NË FILLIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros hapëse të stinorit në Euroligë i ka takuar Barcelonës, që ka mposhtur si vendase ekipin e CSKA Moskës.

Katalunasit e kanë nisur me këmbë të mbarë, edicionin e ri të ligës më të fortë të basketbollit në Evropë, duke mposhtur gjigantin rus, CSKA’në me rezultat përfundimtar, 76-66 në një ndeshje tejet interesante, përkund asaj se u zhvillua pa publik në ‘Palau Blaugrana’.

Brandon Davies ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Barçës, duke realizuar 18 pikë e 4 kërcime, por u dallua edhe Nikolla Mirotiç me 17 pikë e 7 kërcime.

Tek CSKA-ja s’mjaftuan për fitore, Tornike Shengelia me 15 pikë e as Mike James me 13 sosh.

Në duelin tjetër të zhvilluar sonte, Valencia mposhti minimalisht, Lyonin me rezultat, 65-63.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.