Basketboll

EFESI BEFASOHET NË START TË EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen Anadolu Efes-Zenit Petersburg, është hapur edicioni 2020/21 i ligës më të fortë të basketbollit në Evropë, asaj të Euroligës.

Skuadra e madhe turke e cila ishte edhe lidere e stinorit të kaluar në Euroligë, Anadolu Efes është befasuar në start të kësaj gare, duke u mposhtur nga Zeniti i Petërsburgut me rezultat, 69-73.

Kevin Pangos me 23 pikë e 7 asiste dhe KC Rivers me 14 pikë e 5 kërcime, u dalluan në këtë fitore të befasishme të Zenitit sonte si mysafir në Stamboll.

Tek Efesi që luajti pa super-yllin e skuadrës, Shane Larkin, sonte për fitore s’mjaftuan, Vasilije Micic me 17 pikë e 9 asiste, por as Krunoslav Simon me 14 pikë.

Në dy ndeshjet tjera, Zalgiris Kaunas mposhti minimalisht në udhëtim Olimpiakosin 67-69, ndërsa Maccabi mposhti si vendas, Albën e Berlinit me rezultat, 80-73.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.