ISH-PRESIDENTI OBAMA MERR PJESË NË MËNYRË VIRTUALE NË FINALEN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Në mesin e shumë figurave të mëdha të pranishme në formë virtuale në finalen e parë të NBA-së, ndërmjet LA Lakers dhe Miami Heat, ishte i pranishëm edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
Ish Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama morri pjesë në mënyrë virtuale në ndeshjen e parë të finales së madhe të NBA-së, ndërmjet Lakers dhe Miami, të cilën e fituan skuadra e Lakers të prirë nga super-dyshja, Anthony Davis e LeBron James.
Asnjë tifoz nuk është i pranishëm në finalen e madhe të NBA-së, shkaku i pandemisë COVID-19, por kampionati po përdor teknologjinë e videove si gjatë gjithë ndeshjeve të rregullta dhe play-off’it për t’i dhënë një ndjesi të simuluar audiencës që po i shikon lojërat në kampusin e NBA në Orlando.
Në mënyrë virtuale në këtë finale morrën pjesë edhe ish-lojtarët e NBA-së si: Shaquille O’Neal, James Worthy, Dwyane Wade, Paul Pierce, Pau Gasol dhe Robert Horry.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.