LAKERS E NISIN MBARË, FINALEN E MADHE NDAJ MIAMIT
Prishtinë(AsistiOnline) –�Ashtu edhe siç është pritur në letër, skuadra e L.A. Lakers e ka nisur me fitore, serinë e finales së përgjthshme të NBA-së.
Lakers kanë triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Miamit ms rezultat, 116-98 në ndeshjen hapëse të kësaj serie finale e cila është pritur me kërshëri të madhe nga publiku anë e mbanë botës.
Më i merituari për këtë fitore të Lakers ishte, shtatëgjati Anthony Davis që shkëlqeu me 34 pikë, 9 kërcime e 5 asiste, por u dallua edhe LeBron James me 25 pikë, 13 kërcime e 9 asiste.
Tek Heat s’mjaftuan për fitore, Jimmy Butler me 23 pikë e as Kendrick Nunn me 18 sosh.
Seria e finales së NBA-së, nisë me fitore fillestare të Lakers(1-0) ndaj Miamit dhe ndeshja e dytë mes skuadrave luhet më 3 shtator nga ora 03:00.
Raporti i detajuar i ndeshjes më vonë, qëndroni me ne…
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.