Basketboll

RAPORTI I ZGJERUAR I FINALES SË PARË: LAKERS-MIAMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Në mesnatën që po e lëmë pas, ka nisur seria e finales së përgjithshme të NBA-së, ndërmjet L.A. Lakers dhe Miami Heat me ndeshjen e parë.

Në sfidën e parë, ekipi i Lakers i drejtuar nga tekniku, Frank Vogel e fitoi përballjen e parë ndaj Miamit të Erik Spoelstras me rezultat tejet të konsiderueshëm, 116-98, duke i’u gëzuar kështu fitores së parë të serisë finale.

Por si rrjedhi sfida, çerek pas çereku? në vazhdim mund ta kuptoni përmes raportit të zgjeruar që ka përgatitur AsistiOnline.com, për ju që s’patët mundësi ta shikoni këtë ndeshje finale.

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

Ç1. Në fakt, starti i ndeshjes ishte shumë më i mirë për ekipin e Miamit, që në 5 minutat e parë të çerekut të parë, grumbulloi epërsi 13 pikëshe(23-10), por që skuadra e Lakers e mori shpejtë veten dhe arrin që deficitin ta kthej në avantazh, duke e mbyllur periodën e parë të ndeshjes me avantazh prej 3 pikësh, falë shënimit të Carusos për 3 pikë, 4 sekonda pa përfunduar çereku i parë(28-31).

Ç2. Loja e ngushtë e skuadrave, vazhdoi edhe në startin e çerekut të dytë, me Lakers në epërsi dhe Miami që vazhdonte ndjekjen e rezultatit dhe dhe e fitoi atë për disa momente me një treshe të Tyler Herros(rezultati 43-41), por kjo ishte epërsia e fundit e Miamit në këtë sfidë, pasiqë më pas ekipi i Lakers në krye me Anthony Davis e mori tërësisht kontrollin e ndeshjes, duke e mbyllur fillimisht periodën e dytë dhe pjesën e parë me epërsi 17 pikëshe(65-48).

Ç3. Pa ndonjë historik interesant vazhdoi pjesa e dytë e lojës, duke bërë që në çerekun e tretë, Lakers vetëm ta thellonte epërsinë, madje në 5 minutat e parë të kësaj periode, epërsia e Lakers arriti kulmin në +32 e cila ishte edhe më e larta në ndeshje, por që deri në fund të këtij çereku u zbut paksa dhe fundi i tij ishte në +26 për Lakers(67-93).

Ç4. Si dhe krejt në fund, perioda e fundit e duelit, kur Heat u munduan ta zbusni epërsinë e madhe të krijuar nga Lakers dhe më së afërti u afruan tek rezultati, 96-109 në 13 pikë minus në 2:31 minuta pa përfunduar sfida, por që Lakers deri në fund s’lejoi befasi dhe e fitoi takimin me plotë meritë në fund me 18 pikë dallim, 98-116.

Me këtë fitore fillestare, L.A. Lakers morën epërsinë fillestare të serisë finale të NBA-së në 1-0, dhe ndeshja e dytë mes skuadrave luhet më 3 shtator nga ora 03:00 pas mesnatës.

—————————————————————————————————————————————————————————————————- 

5 lojtarë arritën pikë dyshifore në këtë fitore të madhe të Lakers, në krye me gjigantin Anthony Davis që shkëlqeu me plotë 34 pikë, 9 kërcime e 5 asiste, pas tij u rendit ‘mbreti’ James që ishte afër shifrave triple-double me 25 pikë, 13 kërcime e 9 asiste, Kentavious Caldwell Pope kontriboi me 13 pikë, Danny Green pati 11 pikë dhe dhe Alex Caruso shënoi 10 sosh.

Tek skuadra e Miami Heat, s’mjaftuan për fitore, 4 lojtarë që realizuan pikë dyshifrore, Jimmy Butler ishte më i miri me 23 pikë, 2 kërcime e 5 asiste, më pas Kendrick Nunn me 18 pikë e 5 kërcime, Tyler Herro shënoi 14 pikë dhe dhe Jae Crowder pati 12 sosh.

/AsistiOnline.com/

—————————————————————————————————————————————————————————————————–

Komentet janë të mbyllura.