Basketboll

SPOELSTRA: KEMI BËRE SHUMË GABIME, NE MUND TË BËJMË SHUMË MË MIRË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Miami Heat regjistruan një humbje bindëse, por më shumë dhemb që dy lojtarët kryesorë të ekipit u lënduan, Goran Dragiç dhe Bam Adebayo.

Trajneri Eric Spoelstra foli për ndeshjen e humbur të ekipit të tij, por edhe për gjendjen shëndetësore të lojtarëve të tij.

Unë nuk kam shumë informacione në këtë moment për dëmtimet e Goran Dragiç dhe Bam Adebayo. Ju ndoshta keni dëgjuar për këtë nga Tim Donovan, njeriu ynë i marrëdhënieve me publikun. Lakers ishin ata që diktuan ritmin, agresionin dhe kontrolluan lojën për 48 minuta, dhe ne ishim të pafuqishëm”, tha fillimisht Spoelstra.

I pyetur nëse kjo ishte një “shuplakë” për ekipin e tij, ai tha:

Ky është niveli më i lartë i konkurrencës dhe ju duhet të bëni disa gjëra me një dozë force dhe t’i kushtoni shumë vëmendje detajeve. Çdo posedim është i rëndësishëm dhe pa marrë parasysh sa vështirë ishte, ne kishim shumë aksione që përfunduan shumë keq. Ne kemi një ekip shumë më të mirë sesa treguam sonte, por i përgëzojmë Lakers për fitoren dhe do të punojmë shumë për ndeshjen e dytë“. tha trajneri i Miami Heat.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.