Basketboll

ÇFARË SUPER-NDESHJE, MILANO MPOSHT PAS VAZHDIMEVE BAYERNIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja më interesante e javës hapëse të stinorit të ri në Euroligë, padyshim që ishte ajo në mes të Bayernit dhe Olimpia Milanos që u mbyll para pak minutash.

Kjo sfidë që para se të niste e kishte favorite apsolute në letër, skuadrën e Olimpia Milanos nuk doli të jetë aspak e lehtë, për faktin se ekipi nga qyteti i modës, mposhti gjermanët vetëm pas vazhdimeve(70-70) dhe atë me një treshe të Shavon Shields, 7 sekonda pa përfunduar sfida dhe në fund e fitoi duelin edhe pse me shumë telashe, 79-81.

Më të dalluarit në këtë fitore të vështirë të Milanos sonte ishin tre transferet e reja, Malcolm Delaney me 17 pikë dhe Kyle Hines me 16 pikë, ndërsa Shavon Shields që i’a fitoi ndeshjen në fund Milanos, realizoi 9 pikë.

Tek Bayerni s’mjaftuan për fitore, Wade Baldwin IV me 16 pikë e as Jalen Reynolds e Nihad Dedoviç me nga 14 pikë

 /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.