Basketboll

MERAKLI T’BASKETIT: RAMADANI ME ANALIZË INTERESANTE PËR FINALEN, MIAMI-LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte gjatë mesnatës, luhet ndeshja e dytë e finales së madhe të NBA-së, ndërmjet Miami Heat dhe L.A Lakers.
 
Në një bisedë për AsistiOnline.com, merakliu i basketit, Faton Ramadani ka komentuar dhe analizuar, finalen e madhe të NBA-së që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në mes të Miami Heat dhe Los Angeles Lakers.

 

Ramadani fillimisht u ndal të komentojë, ekipin e Miamit për të cilët thotë se do të bëjnë çmos që ta fitojnë ndeshjen e sontme në mënyrë që ta rikthejnë vetëbesimin e humbur nga ndeshja e parë.
 
Pas atij debakli që pësoi në lojën e parë, skuadra e Miamit sonte do tentojë të bëjë kthesën në finalen e madhe duke treguar karakterin që e kanë pasur tërë ”play off”-in. Në krye me Jimmy Butler e Bam Adebayo, dhe me të rinjët si Herro e Robinson, trajneri Spoelstra me mbrojtjen zonale, do tentojë të bllokojë Lakersat që janë më të frikshmit në NBA”.
 
Tutje, Ramadani flet për ekipin e Lakers, për të cilët thotë se vështirë që mund të ndalen, duke marrë parasysh yjet në ekip, LB’J dhe AD.
 
Në anën tjetër, lojtari më i mirë i historisë, LeBron James, bashkë me një superstar si AD, nuk do lejojnë surpriza. Komponimi i tyre në parket, mënyra si e bëjnë lojtarët përrreth më të mirë, është garancia e tyre për titullin e 17-të të ekipit të Lakers. Sonte në ndeshjen e dytë absolutisht do jetë favorite skuadra nga Los Angelos, duke pasur parasysh se i gjithë presioni tani është mbi Miami Heat. Mendoj se lojtari që do e bëjë diferencën sonte do jetë, ‘mbreti’ James, për dallim prej lojës së parë ku impakti i AD ishte më krucial”.
 
Për fund, merakliu i basketit nga Prishtina, jep një prognozë interesante, se si do të përfundojë kjo seri finale sipas tij.
 
Gjithsesi, duke parë rrjedhën e lojëve, përbërjen e ekipeve, mënyrën e kombinimit, Los Angelos Lakers besoj që do ta përfundojë, 4-0 këtë seri padyshim”, tha Ramadani.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.