Basketboll

PËRKUNDËR NDRYSHIMEVE TË SHUMTA, FENERI E NISË ME FITORE NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka nisur me fitore solide, stinorin e ri në Euroligë.

Turqit nga Stambolli kanë triumfuar si vendas, ndaj Crvena Zvezdës serbe me rezultatin final të ndeshjes, 77-63.

Më të merituarit për këtë start pozitiv të Fenerit sonte ishin, pikërisht ish-lojtari i Zvezdës në stinorin e kaluar, Lorenzo Brown me 17 pikë, 3 asiste e 2 kërcime, por u dallua edhe lituanezi, Edgaras Ulanovas me 13 pikë.

Tek Zvezda s’mjaftuan për fitore, Jordan Loyd me 15 pikë dhe Langston Hall me 12 pikë.

Në takimin tjetër, Panathinaikosi i’u gëzua fitores si mysafir i Khimkit në Moskë me rezultat të ngushtë, 76-78.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.