Basketboll

ALARM TE BARÇA, JASIKEVICIUS TESTOHET POZITIV PËR COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra katalunase, Barcelona ka njoftuar sot, se trajneri i tyre, Sarunas Jasikevicius së bashku me ndihmësin Darius Maskoliunas kanë dalur pozitivë në testimet për koronavirus.

Në komunikatën e klubit katalunase, thuhet se të dy trajnerët e ekipit janë në izolim në shtëpi dhe janë mirë me shëndet.

”Trajneri i basketbollit të FC Barcelona Basket, Sarunas Jasikevicius dhe ndihmësi i tij Darius Maskoliunas të dy kanë dalur pozitivë për Covid-19 në testet e fundit të PCR. Të dy të prekurit janë me shëndet të mirë dhe janë të izoluar në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit nga Spanja.

Tutje në njoftim thuhet se klubi ka raportuar çështjen tek autoritetet kompetente të sportit dhe kujdesit shëndetësor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.