Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON TRANSFERIN E DYTË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë të huaj në skuadër, për edicionin e ri.

”Vreshtarët” kanë transferuar në skuadër, amerikanin Marvin Jones i gjatë 1.93cm dhe që luan në pozitën 3.

Marvin Jones, përforcimi ynë i radhës. Amerikani i gjatë 193 cm, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Goga Basket” në Durrës, me të cilën skuadër fitoi edhe kupën e Shqipërisë. Ai luan në pozitën 3, teksa shihet si një nga basketbollistët më atraktivë. Jones e njeh mjaftë mirë elitën tonë, ku edhe presin që të adaptohet menjëherë në parket”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Tek ekipi ”vreshtar” pritet që të vije edhe një transferim i huaj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.