Basketboll

SONTE NDESHJA E KATËRT E SERISË FINALE TË NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte pas mesnatës me kohën tonë lokale, zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të NBA-së, ndërmjet L.A. Lakers dhe Miami Heat.

Në sfidat 1 dhe 2 të zhvilluara para pak ditëve, kishte triumfuar skuadra e Lakers. Në ndeshjen e parë me rezultatin e lartë, 116-98, dhe në ndeshjen e dytë me rezultatin, 114-124. Ndërsa në ndeshjen e fundit, triumfoi skuadra e Miami Heat me rezultat, 104-115, duke e ngushtuar kështu serinë e ndeshjeve finale mes skuadrave në 1-2, në të mirë të Lakers.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 03:00 me kohën tonë lokale, ndërsa transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe më ekskluzive në vendin tonë, Art Motion(Art Sport 1), si dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.