Basketboll

YLLKA BERISHA TRANSFEROHET TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave e ka zyrtarizuar edhe një përforcim, para nisjes së stinorit të ri në basketbollin e Kosovës.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar sonte, se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtaren nga Peja, Yllka Berisha e cila deri tani ishte pjesë e skuadrës së Penzës.

Yllka Berisha lojtarja më e re e klubit tonë. Ish lojtarja e Penzës nga Peja i bashkangjitet klubit tonë, i deshirojmë mirëseardhje dhe suksese në edicionin e ri drejt synimeve të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Berisha në stinorin 2019/20 me Penzën në 15 ndeshje, në total kishte 50 pikë, 15 asistime dhe 87 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.