Basketboll

AZEMI NËNSHKRUAN ZYRTARISHT RI-MARRËVESHJEN ME TREPÇËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve më besnikë të Trepçës, Besnik Azemi do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit mitrovicas edhe për një stinor.

Është vetë skuadra mitrovicase, që përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, ka njoftuar për vazhdimin e kontratës edhe për një stinor me basketbollistin shtatëgjatë nga Mitrovica, Besnik Azemi i cili ka nënshkruajtur kontratën e re në praninë e kryetarit të ri të skuadrës, Vullnet Sefaja.

Të kujtojmë se Azemi në stinorin e fundit me Trepçën, kishte mesate prej,12.3 pikëve, 6.7 kërcimeve e 1.7 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.