Basketboll

RAPORTI I ZGJERUAR I FINALES SË KATËRT: MIAMI-LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës që po e lëmë pas, është zhvilluar edhe ndeshja e katërt e serisë finale të NBA-së, ndërmjet Miami Heat dhe L.A Lakers.

Lakers kanë arritur që ta mposhtin ekipin e Miamit, në sfidën e katërt të serisë finale me rezultat, 96-102. Në një ndeshje tejet interesante, por që në fund e fitoi ekipi i Frank Vogel, për të kapur avancimin e serisë në 3-1 dhe tash ju duhet vetëm një fitore për tu shpallur kampionë të garës.

Por si rrjedhi sfida, çerek pas çereku? Në vazhdim mund ta kuptoni përmes raportit të zgjeruar që ka përgatitur AsistiOnline.com, për ju që s’patët mundësi ta shikoni këtë ndeshje të katërt finale.

_______________________________________________________________________________________________________________________

Ç1. Ndeshja e katërt mes këtyre skuadrave, nisi me kujdes shumë të madh. Me të dyja ekipet që shënonin herë njëra e herë tjera dhe me një dominim të lehtë të Lakers, që e mbyllën periodën e parë në avantazh +5 pikë(27-22).

Ç2. Me të filluar çereku i dytë i ndeshjes, Miami morrën avantazhin e ndeshjes dhe e mbajti atë në 5 minutat e parë të kësaj periode(39-41), më pas Lakers e rikthyen avantazhin e lehtë dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi minimale prej dy pikëve(49-47).

Ç3. E njëjta histori e ndeshjes nga çereku i dytë u bartë edhe në atë të tretë me Heat, që morrën avantazhin e ndeshjes në katërt minutat e para të periodës(52-54), por që shpejtë e humbën atë dhe Lakers deri në fund të saj, vazhdimisht pati avantazhin deri në 7 pikë e fundi i periodës u mbyll me përparësi 5 pikëshe për Lakers(75-70).

Ç4. Interesante sikurse tërë ndeshja, ishte edhe çereku i fundit me Lakers që mbanin epërsinë e lehtë dhe me Miamin që e ndiqte atë, por që për dallim nga tre çerekët e parë në këtë të fundit, epërsia nga fillimi e deri në fund, qëndroi në anën e Lakers dhe djelmoshat e Frank Vogel me meritë i’u gëzuan fitores me rezultat, 102-96.

_______________________________________________________________________________________________________________________

Katër individë realizuan pikë dyshifrore në këtë fitore shumë të vlefshme për Lakers mbrëmë: LeBron James si zakonisht ishte i jashtëzakonshëm me 28 pikë, 12 kërcime e 8 asiste, Anthony Davis pati 22 pikë e 9 kërcime. Kentavious Caldwell-Pope realizoi 15 pikë e Danny Green mbylli ndeshjen me 10 pikë.

Tek Heat s’mjaftuan për fitore katërt lojtarë që shënuan pikë dyshifrore, Jimmy Butler me 22 pikë, 10 kërcime e 9 asiste, Tyler Herro me 21 pikë e 7 kërcime, Duncan Robinson shënoi 17 pikë dhe Bam Adebayo i rikthyer nga lëndimi, realizoi 15 pikë.

_______________________________________________________________________________________________________________________

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.