Basketboll

CSKA-JA ARRIN FITOREN E PARË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – CSKA Moska e ka arritur fitoren e parë sezonale në edicionin e ri të Euroligës.

Rusët nga Moska, kanë triumfuar me shumë vështirësi si vendas, ndaj Maccabi Tel Avivit me rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes, 76-72.

Mike James me 25 pikë e Will Clyburn me 19 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore të vështirë të CSKA-së.

Tek Maccabi s’mjaftuan për fitore, Scottie Wilbekin me 20 pikë e as Tyler Dorsey me 16 sosh.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.