Basketboll

EKSKLUZIVE: PEJA TRANSFERON QENDRËN E FUQISHME BOSHNJAKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka kompletuar edhe transferin e dytë të huaj në skuadër, për edicionin e ri i cili pritet të fillojë në më pak se dy javë.
 
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se skuadra pejane ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e fuqishme boshnjake, Amel Kuljuhovic.
 
Kuljuhovic i gjatë 2.08 centimetra, luan në pozitën e qendrës dhe në stinorin e fundit, ishte pjesë e kolegjit amerikan nga NCAA, ”Southern University Jaguar” me të cilët kishte mesatare prej, 8.0 pikëve, 4.3 kërcimeve dhe 0.6 asisteve për ndeshje.

 

AsistiOnline.com ditë më parë, raportoi se me skuadrën pejane kanë vazhduar bashkëpunimin edhe dyshja më e mirë vendore, Dardan Berisha e Drilon Hajrizi, por edhe shumica e lojtarëve vendorë nga stinori i kaluar dhe për këtë, pritet që shumë shpejtë të reagojë edhe vetë klubi i Pejës.
/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.