Basketboll

PEJA NË BISEDIME ME BEÇIRAGIÇIN, POR ENDE PA MARRËVESHJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës ende nuk e ka gjetur trajnerin, që do ti prijë ekipit verdhezi në edicionin e ri të garave 2020/21.
 
Ditëve të fundit është përfolur shumë, për një marrëveshje eventuale të Pejës me trajnerin e tyre nga stinori i kaluar, Adis Beçiragiç, por që si duket ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
 
Burime të afërta me palët e përfshira në këto bisedime, i kanë thënë AsistitOnline.com se marrëveshja në mes të klubit nga Peja dhe trajnerit boshnjak, ka ngecur dhe ende nuk është arritur dhe se problemi qëndron tek aspekti financiar, pa dashur të tregohen më shumë detaje.
 
Të kujtojmë se nën-drejtimin e trajnerit nga Bosnja me përvojë të madhe në basketbollin turk, Peja në stinorin e kaluar ishte i vetmi ekip që e mbylli stinorin me trofe, duke e fituar Kupën e Kosovës.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.