Basketboll

ZYRTARE: PEJA KOMPLETON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës më në fund ka reaguar zyrtarisht në merkaton verore të basketbollit kosovar, duke transferuar lojarin e parë të huaj.

Pejanët kanë transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan, Robert Cartwright i gjatë 1.88cm.

Plejmejkeri amerikan i lindur në California të SHBA-ve, që sivjet do të jetë pjesë e Pejës në sezonin e fundit aktiv si lojtar(2018/19), ishte pjesë e skuadrës nga NCAA, ”UC Irvine” me të cilët kishte mesatare prej, 7.1 pikëve, 2.4 asiste dhe 2.3 kërcime.

Basketbollisti në fjalë ishte transferuar te Peja edhe gjatë stinorit të kaluar, konkretisht në afatin kalimtar të janarit, por pa arritur të luante me pejanët, për shkak se stinori i kaluar më pas u anulua shkaku i pandemisë, COVID-19.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.