Basketboll

BARCELONA BEFASOHET NË RUSI NGA ZENITI

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka pësuar humbjen e parë sonte në stinorin e ri të Euroligës.

Katalunasit janë mposhtur në udhëtim tek Zeniti i Petërsburgut me rezultat të ngushtë, 74-70, por shumë i vlefshëm pasi ekipi rus, nga dy ndeshje të zhvilluara sivjet në Euroligë ka aq fitore, për dallim nga Barça që tani ka një fitore e një disfatë.

Billy Baron e Alex Poythress me nga 16 pikë secili, ishin më të dalluarit në këtë fitore të madhe të Zenitit sonte.

Tek Barça vetëm dy basketbollistë arritën pikë dyshifrore, Nikolla Mirotiç me 14 e Alex Abrines me 11 sosh.

Në duelin tjetër, Zvezda mposhti si vendase, Baskonian me rezultat të thellë, 90-73.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.