Basketboll

DERBI GREK NË EUROLIGË I TAKOI OLIMPIAKOSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi grek në Euroligë, ndërmjet Panathinaikosit dhe Olimpiakosit, ju ka takuar këtyre të fundit.

Olimpiakosi ka fituar si mysafir i Panathinaikosit me rezultat të përgjithshëm, 71-78. Në një ndeshje tejet interesante e cila u përshkua me lojë të fortë nga të dyja ekipet.

Georgios Printezis me 17 pikë dhe Shaquielle McKissis me 10 sosh, u dalluan në këtë fitore të Olimpiakosit sonte.

Tek Pana s’mjaftuan për fitore, Marcus Foster me 15 pikë dhe Ioannis Papapetrou me 14 sosh.

Në derbin gjerman në Euroligë, Bayerni mposhti Albën me rezultat, 72-90.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.