Basketboll

MILANO ME FITORE TË SIGURTË, VAZHDON NDJEKJEN E KREUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpia Milano e ka radhitur edhe fitoren e dytë me radhë në Euroligë, nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Milanezët kanë triumfuar bindshëm si vendas, ndaj skuadrës franceze, Lyon Villeurbanne me rezultat të përgjithshëm të ndeshjes, 87-73.

Shavon Shields shkëlqeu në këtë fitore të Milanos sonte me 17 pikë e 7 kërcime, por u dallua edhe Sergio Rodriguez me 13 pikë.

Tek Lyoni s’mjaftuan për fitore, AMine Noua me 12 pikë e Norris Cole me 10 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.