Basketboll

”RIKTHIMI I MIAMIT, MISION I PAMUNDUR”: E THOTË ARBNOR RIFATI

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri karizmatik nga Superliga e Kosovës në Basketboll, Arbnor Rifati po mendon se skuadra e Miami Heat, nuk e ka as edhe një shans të vetëm për rikthim serie, përballë L.A Lakers, sonte.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Rifati e ka analizuar rrjedhën e deritanishme të kësaj finale të NBA-së e cila sipas tij, ka qenë më e pabarabarta në vitet e fundit.

Seria finale ndoshta më e pabarabartë në vitet e fundit pasi shohim një epërsi të lehtë të Lakers ndaj Miamit, por sido që të jetë, po shohim lojëra të bukura aq më shumë bukuria e sezonit 2020/21, për mua ka qenë rookie i Miamit Herro. Gjasat e Miamit për ta rikthyer epërsinë janë më se minimale për shkak se shihet forma konstante e Lakers, aq më shumë, dy yjeve James dhe Davis, kështuqë, rikthimi i Heat tani është mision i pa mundur”.

Sa i përket ndeshjes së sontme e cila mund të jetë vendimtare, trajneri i Ponte Prizrenit shprehet kështu:

Presioni është në anën e LA, që sot synojnë titullin e 17-të, ndërsa Miami tani më s’ka çka të humbë, por varet se a do luajne dyshja, Dragiç – Adebayo, ku lëndimi i tyre ka bërë që LA të jetë në epërsi konstante, pasi dihet forma e Adebayo, sidomos në playoff, ndërsa Dragiç dihet që ka qenë lider i skuadrës së bashku me Jimmy Buttler në super-formë, por në fund mendoj që Lakers, do ta festojnë titullin që sonte”,

Por a mendon Rifati, se mos-prania e publikut ka ndikuar në cilësinë e finales së sivjetme.

Mos-prania e publikut dhe ndeshjet që janë zhvilluar në teren neutral kanë sjellur këtë finale, në të kundërtën do të kishim parë ndonjë, Milwaukee Bucks apo Celtics, por e dijmë që NBA sa është basket, është edhe show dhe mos prania e publikut e ka bërë të veten”, tha në fund tekniku i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.