SI E SHEH FINALEN E SONTME, TRAJNERI MË I TROFESHËM I BASKETBOLLIT KOSOVAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Opinionin e tij për përballjen e sontme finale, Lakers-Miami e cila mund të jetë vendimtare për titullin e kampionit në NBA e ka dhënë edhe trajneri më i trofeshëm në basketbollin e Kosovës, Arben Krasniqi.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, trajneri prishtinas që së fundmi ka udhëhequr me Yllin e Therandës, beson që skuadra e Lakers, do ta fitojnë këtë titull, në veçanti edhe për nder të ikonës së klubit dhe basketbollit në tërësi, Kobe Bryant.
”Këtë seri finale e kam përcjellur me vëmendje, sonte do ishte dashur që Lakers të bëhen kampionë. Nga 3:1 seria, Miami e ka të vështirë për tu rikthyer, sepse e ka Dragiçin e lënduar. Nuk dihet a mund të luaj as sonte. LeBroni sonte nuk besoj që ka për ta lëshuar mundësinë që me ekipin e tretë, ku ka luajtur të shpallet kampion. Është vit i Lakers, me siguri motiv shtesë dhe kanë për të luajtur edhe për nder të Kobe Bryant. Lakers nuk besoj se e lëshon titullin e NBA-së sivjet”, tha Arben Kransiqi i cili tash e ushtron postin e drejtorit teknik në FBK.
Ndeshja e sontme finale, nisë nga ora 03:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1, si dhe Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.