Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të basketbollit, LeBron James shënoi 40 pikë, kapi 13 topa dhe ndau 7 asistime, por nëse do të kishte asistuar për të tetën herë, do të ishte vendimtare në finalen e djeshme ndaj Miami Heat.
James gjeti të vetmuar Danny Green, i cili humbi treshe të hapur që ndoshta mund ti sillte fitoren dhe titullin e stinorit në NBA, por ja që nuk e deshi.
“Nëse e shikoni përsëri atë situatë, unë tërhoqa dy lojtarë larg vijës së gjuajtjeve të lira dhe gjeta një nga gjuajtësit tanë më të mirë vetëm në një goditje prej tre pikësh. Ishte një goditje për titull. Unë i besova atij, i besuam, të gjithë besoi, por topi thjesht nuk hyri në kosh. Ne duhet të jetojmë me këtë. Ne nuk mund ta kishim ndërtuar veprimin më mirë, ishte një nga pozicionet më të mira. Ne do të dëshironim ta përsërisnim atë situatë, do të kishim një pozitë më të mirë, unë shtova një top më të mirë, por çfarë tani. Ne duhet të jetojmë me këtë“, tha LeBron pas ndeshjes.
/AsistiOnline.com/



