Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e kanë ngushtuar serinë finale të NBA-së, me fitoren e arritur para pak çasteve ndaj LA Lakers.
Heat kanë mposhtur ekipin e Lakers me vështirësi të mëdha, por shumë vlefshëm, 108-111, sepse po të fitonin Lakers, do të shpalleshin sonte kampionë të garës.
Jimmy Butler ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Heat, duke realizuar triple-double prej 35 pikëve, 12 kërcimeve dhe 11 asisteve, por u dallua edhe Duncan Robinson me 26 pikë e 5 kërcime.
Tek Lakers s’mjaftoi për fitore, performanca fantastike e LeBron James me plotë 40 pikë, 13 kërcime e 7 asiste, por as Anthony Davis me 28 pikë e 12 kërcime.
Tash seria e ndeshjeve ngushtohet në 3-2 në të mirë të Lakers dhe ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 12 tetor në ora 01:30.
/AsistiOnline.com/



