Basketboll

MBAHET KLINIKA E PARË E GJYQTARËVE TË LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot në qytetin e lashtë të Prizrenit, është mbajtur Klinika e parë e gjyqtarëve të cilët pritet të ndajnë drejtësinë në Ligën Unike të basketbollit.

Në këtë klinikë kanë marrë pjesë, gjyqtarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët janë deleguar për të referuar në ndeshjet e kësaj gare e cila është formuar sivjet, nga FSHB-ja dhe FBK-ja.

Ligjërues të kësaj klinike ishin, Faton Kurshumlija – instruktor i FIBA-s nga Kosova dhe Prof.Dr Ridvan Ekmekci Dekan i Universitetit – Pammukale në Turqi, të cilët ndanë përvojat e tyre me referët shqiptarë.

Liga Unike e basketbollit pritet të nisë në muajin nëntor, ndërsa shorti për ndeshjet pritet të hidhet këtë javë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.