Basketboll

BUTLER PAS HUMBJES NË FINALE: DO TË KTHEHEMI MË TË FORTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Jimmy Butler është një nga basketbollistët më të mëdhenj në lojën e sotme dhe ky tipar i karakterit të tij u kombinua mirë me kulturën e Miami Heat.

Miami Heat kaloi Indiana Pacers, Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics për të luajtur në finalen e NBA të 2020-të, ndaj një kundërshtari të fortë sikurse, Los Angjelos Lakers.

Pas humbjes së në lojën e 6-të, Butler, i cili udhëhoqi ekipin e tij në këto finale, shprehu besimin e tij se Miami do të kthehet në skenën e madhet të basketbollit përsëri.

Paraqitjet kundër Lakers ishin të vështira, ne u munduam ta kryenim punën tonë, unë besoj që ne do të kthehemi në këtë garë në stinorin e ardhshëm edhe më të fortë, kam besim në bashkëlojtarët e mi”, u shpreh Butler.

Butler përfundoi serinë kundër Lakers me mesatare prej, 26.2 pikë, 9.8 asistime dhe 8.3 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.