Basketboll

KLUBET KOSOVARE TAKOHEN NË DISKUTIM PËR LIGËN UNIKE

Të hënën në zyrat e FBK-së është mbajtur takimi mes drejtuesve të FBK-së e drejtorit të Ligës Unike dhe katër klubeve nga Kosova që pritet të marrin pjesë në këtë ligë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi, Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe përfaqësuesit e katër klubeve, Agon Abazi nga Sigal Prishtina, Valdet Spahija nga Peja, Alban Rama nga Rahoveci dhe Egzon Fetiu nga Golden Eagle Ylli.

Zatriqi ka bërë prezantimin e Ligës Unike për Rregulloren e Garave, sistemin e garave dhe fillimin e kësaj lige. Ndërkohë, kryetari i FBK-së ka folur për rëndësinë që ka kjo ligë dhe interesimin që mund të rritet me fillimin e Ligës Unike. Fetahu para klubeve shpalosi edhe planet për këtë ligë dhe interesin që mund të kenë klubet nga Kosova.

Ndërkohë, përfaqësuesit e klubeve kanë dhënë mbështetjen për Ligën Unike dhe janë shprehur të entuziazmuar për këtë fillimin e Ligës Unike, që pritet të ndodhë më 31 tetor.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë katër klubet më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria. Edicionin e kaluar Sigal Prishtina, Rahoveci, Golden Eagle Ylli dhe Peja ishin në katër vendet e para në renditje.
Fillimi i Ligës Unike po pritet me interesim të madh në dy shtetet. Kjo Ligë është formuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

Komentet janë të mbyllura.