Basketboll

SPOELSTRA: DO TA KUJTOJMË KËTË VIT, NË PJESËN TJETËR TË JETËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Tekniku i Miami Heat, Erik Spoelstra ishte mjaft emocionues në konferencën për media pas ndeshjes, që Miami Heat e humbi ndaj Los Angjelos Lakers në ndeshjen e 6-të finaleve të NBA.

Dy herë kampioni i NBA-së, përgëzoi skuadrën e Lakers për fitimin e titullit dhe më pas foli edhe për përvojën e këtij sezoni me këtë ekip të Miami Heat.

Do ta kujtojmë këtë vit, këtë sezon, këtë përvojë dhe ata djem në dhomat e zhveshjes për pjesën tjetër të jetës sonë, sepse me të vërtetë ishin fantastikë, por ja që fati është ky”, tha Spoelstra pas ndeshjes.

Jo shumë njerëz kanë pritur, që Miami Heat të kishte një sezon kaq të suksesshëm në fillim të vitit, por Jimmy Butler dhe shokët e tij të skuadrës e bënë atë reale me një garë të pabesueshme, sidomos në playoff.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.