BASHKIMI FITON MIQËSOREN E PARË, PARA STINORIT TË RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka fituar miqësoren e parë, para nisjes së stinorit të ri në elitën e basketbollit të Kosovës.
Portokallinjët në ”Sezai Surroi” kanë triumfuar ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat, 85-71.
Vlen të ceket se në këtë ndeshje të dyjat skuadrat i inkuadruan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Ndërsa për Bashkimin sot u paraqitën të gjitha përforcimet, përfshirë edhe të huajt.
Ndër lojtarët më të dalluar në fitoren e sotme të Bashkimit ishin: Musab Mala, Nikola Vukcevic dhe Sean Hoehn.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.