Basketboll

EFESI ARRIN FITOREN E PARË TË STINORIT NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka arritur fitoren e parë të stinorit të ri në Euroligë.

Turqit nga Stambolli kanë arritur të triumfojnë si mysafirë, ndaj skuadrës gjermane, Alba Berlin me rezultat të përgjithshëm prej, 72-93.

Individët më të dalluar në këtë fitore, shumë të rëndësishme të Efesit sonte ishin: Tibor Pleiss me 23 pikë dhe Bryant Dunston me Vasilije Micic nga 13 pikë secili.

Tek Alba s’mjaftuan për triumf, Marcus Eriksson me 13 pikë e Niels Giffey me 12 sosh.

Në sfidën tjetër, Zalgirisi mposhti Zvezdën në udhëtim me rezultat, 69-75.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.