Basketboll

AZEMI: NDESHJET E PLAY OUT-IT DO TI KALOJMË ME SUKSES

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më me përvojë në radhët e Trepçës, Besnik Azemi është shprehur me besim të madh, para sfidës së parë të skuadrës së tij, në ndeshjen për Play Out, ndaj As Prishtinës.

Azemi është shprehur optimist i madh, për kalimin e kësaj faze të vështirë me skuadrën e Trepçës. Ai ka thënë se këtë ndeshje e kanë marrë seriozisht.

Ndeshjet e Play-out-it i kemi marrë shumë seriozisht dhe jemi duke u përgatitur për këto ndeshje. Kam shpresë që do të kalojmë me rezultat pozitiv”, ka thënë Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Sfida e sontme e para për ”Play Out”, ndërmjet As Prishtinës dhe Trepçës, luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën, Art Motion në kanalin Art Sport 1, nr.71.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.