Basketboll

ÇEREKU I TRETË VENDIMTAR, TREPÇA E NISË ME FITORE ”PLAY OUT”-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka nisur me fitore bindëse, serinë e ndeshjeve të ”Play Out”-it ndaj As Prishtinës në kryeqytet, për t’ju afruar qëndrimit në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit kanë arritur të mposhtin thellë, ekipin e ri të As Prishtinës me rezultat të përgjithshëm të ndeshjes, , për t’ju afruar kështu qëndrimit në Superligë edhe për një stinor.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, ajo nisi më mirë për skuadrën vendase të As Prishtinës me një seri prej 7-2, por që më pas Trepça u këndell dhe kjo periodë përfundoi baraz, 13-13. E çereku i dytë, nisi dhe përfundoi më mirë për mysafirët nga Mitrovica, që e fituan atë(18-25) dhe mbyllën pjesën e parë me avantazh +7 pikë, 31-38.

Në pjesën e dytë, konkretisht çereku i tretë, ishte më i miri sa i përket Trepçës, për faktin se aty u thellua epërsia e tyre, për fitore(9-20), dhe kjo periodë u mbyll, 40-58. Në 10 minutëshin e fundit, lojtarët e Neven Pllantakut e vetëm se e ruajtën avantazhin e thellë nga çereku i tretë dhe në fund me plotë meritë, arritën fitore të konsiderueshme me 22 pikë dallim, 54-76.

Vetëm 3 lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Trepçës sonte: Besnik Azemi ishte më i dalluari me 21 pikë, 6 kërcime e 2 asiste, i riu Rinol Gashi shënoi 12 pikë, të gjitha nga vija për tre pikë(4/8), ndërsa, Burim Zekiqi pati 11 sosh. E të tjerët nuk ishin as afër pikëve dyshifrore.

Tek As Prishtina vetëm 5 lojtarë, shënuan pikë dhe më të dalluarit ishin, Alban Latifaj me 18 pikë, 6 kërcime, 4 asiste e 4 vjedhje topash, Dardan Sejdiu me 17 pikë e 5 kërcime, si dhe Kreshnik Muqolli që realizoi 11 pikë.

Trepça tash e ka avantazhin e ndeshjeve të ”Play Out”-it në 1-0 dhe edhe nëse humb në ”Minatori” me 21 pikë dallim, që është pak e mundshme, siguron qëndrimin në Superligë edhe për një stinor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.