Basketboll

LATIFAJ: LUAJMË PA PRESION, DO TË JAPIM MAKSIMUMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i As Prishtinës, Alban Latifaj e ka komentuar sfidën e sotme për Play Out, ndaj skuadrës së Trepçës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, basketbollisti prishtinas ka potencuar se ekipi i tij në këtë ndeshje do të luaj pa presion edhe pse Trepça është favorite.

Të jemi realistë, skuadra e Trepçës është favorite, por ne do të japim maksimumin edhe pse jemi një ekip i ri me lojtarë perspektivë, duke besuar se do ti tregojmë vlerat që kemi. Nuk jemi rastësisht këtu edhe pse shumica e basketbollistëve tanë, kanë kaluar tashmë në skuadra të Superligës, ne do vazhdojmë filozofinë e lojës tonë, duke mos u dorëzuar”, u shpreh basketbollisti i As Prishtinës.

Sfida e sontme e para për ”Play Out”, ndërmjet As Prishtinës dhe Trepçës, luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën, Art Motion në kanalin Art Sport 1, nr.71.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.