Basketboll

SPAQI: DO TA JAPIM MAKSIMUMIN, PËRBALL NJË TREPÇE FAVORITE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, luhet ndeshja e parë e vlefshme për ”Play Out”, ndërmjet As Prishtinës dhe Trepçës.

Trajneri i skuadrës kryeqytetase, As Prishtina, Valentin Spaqi e ka cilësuar si tejet të vështirë përballjen e ekipit të tij me Trepçën, por që ai thotë se do të japin maksimumin për t’u paraqitur denjësisht në këtë seri.

Mendoj se ky play-out nuk është i njëjti sikur të ishte në fund të edicionit të kaluar, sepse ka ndryshuar edhe ekipi. Ne luajmë me ekipin që kemi momentalisht dhe jo atë të edicionit të kaluar, prandaj nuk është njëjtë. Kurse sa i përket rivaliteti jemi të pabarabartë, sepse Trepça ka bërë investime dhe përforcime të reja, në mesin e tyre edhe tre lojtarë të huaj. Nga skuadra jonë janë larguar disa lojtarë kyç nga skuadra, megjithatë, ne do të japim maksimumin. Trepça është super favorite, por ne do të japim maksimumin në këto ndeshje”, është shprehur Spaqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Komentet janë të mbyllura.