Basketboll

BARÇA TRIUMFON PAS VAZHDIMEVE NDAJ PANATHINAIKOSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka mposhtur me shumë vështirësi, Panathinaikosin në xhiron e katërt të stinorit të ri në Euroligë.

Katalunasit kanë triumfuar si vendas, ndaj Panathinaikosit me rezultat të ngushtë, 97-89, por tejet të vlefshëm.

Cory Higgins me 24 pikë e Brandon Davies me 20 sosh, ishin më të dalluarit në këtë fitore të vështirë të Barçës sonte.

Tek Pana u dalluan, Marcus Foster me 24 pikë e Howard Sant-Roos me 17 sosh, por që s’mjaftuan për fitore.

Barça tash ka 3 fitore e 1 humbje, ndërsa Panathinaikosi ka 1 fitore e 2 humbje dhe 1 ndeshje më pak të zhvilluar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.