MËSOHEN ÇIFTET E SUPERKUPËS SË KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas nisjes së stinorit të ri në basketbollin e Kosovës, me ndeshje e ”Play Out”-it, në javën që vjen pritet të zhvillohen edhe ndeshjet e Superkupës.
AsistiOnline.com ka siguruar çiftet e ndara nga Federata e Basketbollit të Kosovës, të cilat do të luajnë mes vete në këtë garë dhe vlen të ceket se sivjet, FBK-ja e ka ndryshuar sistemin e saj, duke parë që stinori i Superligës u anulua dhe për ti futur të gjitha ekipet në sistemin e lojës së basketbollit i ka përfshirë të gjitha në garë:
_______________________________________________________________________________________________________________________
Ndeshja e parë, do të luhet më 21.10.2020 në Gjakovë, Sigal Prishtina – Vëllaznimi.
Ndeshja e dytë, do të luhet poashtu më 21.10.2020, në Gjakovë, Rahoveci – Trepça.
Fituesit e të dyja takimeve, shkojnë në gjysmëfinale që zhvillohet më datë 23.10.2020 në Suharekë dhe më pas, nga fituesi i gjysmëfinales, nxirret finalisti i parë.
———————————————————————————————————————————————————————-
Ndeshja e tretë, do të luhet më 22.10.2020 në Prizren, Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni.
Ndeshja e katërt, do të luhet poashtu më 22.10.2020 në Prizren, Peja – Bashkimi.
Fituesit e të dyja takimeve, shkojnë në gjysmëfinale që zhvillohet më datë 23.10.2020 në Suharekë dhe më pas, nga fituesi i gjysmëfinales, nxirret finalisti i dytë.
_______________________________________________________________________________________________________________________
Finalet zhvillohen në Pejë më 25.10.2020.
Finalja e femrave: Prishtina – Bashkimi, ora 14:00.
Finalja e meshkujve: ? – ?, ora 17:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.