Basketboll

MË NË FUND, KONFIRMOHET QËNDRIMI I DARDAN BERISHËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës para pak çasteve, ka konfirmuar qëndrimin edhe për një stinor, të Dardan Berishës në ekip.

Pas një mori problemesh me financa, pejanët si duket i kanë tejkaluar ato dhe i kanë ‘përvjelur mëngët’ për ta konsoliduar skuadrën, drejt një sezoni tejet të vështirë.

Berisha në stinorin 2019/20 i cilu anulua nga FBK-ja, ishte një nga lojtarët më të dalluar të Pejës dhe kishte mesatare prej, 21.5 pikë, 4.3 kërcime dhe 3.6 asiste për ndeshje në Superligën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.