PEJA TRANSFERON ALO-QENDRËN SLLOVENE, MBYLL TRANSFERET E HUAJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka kompletuar skuadrën me lojtarë të huaj, për edicionin e ri në basketbollin e Kosovës.
Pejanët para pak çasteve, kanë zyrtarizuar lajmin se kanë afruar në skuadër, basketbollistin slloven, Sedin Karavdic i gjatë 2.03cm dhe që luan në pozitën e alo-qendrës.
Karavdic së fundmi ishte pjesë e skuadrës elitare boshnjake, ”KK Promo” me të cilët kishte mesatare prej, 7.8 pikë, 8.3 kërcime dhe 1.4 asiste për ndeshje.
Aloja slloveve bëhet lojtari i tretë i huaj, tek pejanët që me këtë transfer e mbyllin merkaton verore me të huaj, por që ende nuk e kanë konfirmuar se kush do ti prijë skuadrës si trajner, për edicionin që po vjen.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.