Basketboll

HAXHIU: NUK GUXOJMË TË VETËKËNAQEMI, DUHET TA KONFIRMOJMË SUPERLIGËN

Prishtinë AsistiOnline –Kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu është shprehur tejet i rezervuar par përballjes vendimtare, që skuadra e tij e luan sot ndaj As Prishtinës në kuadër të ”Play Out”-it.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Haxhiu tha se skuadra e tij, nuk guxon ta nënqmojë ekipin e As Prishtinës, por ti qaset seriozisht ndeshjes dhe ta vulosë qëndrimin në elitë.

”Avantazhi i lojës së parë nuk është sinjal që ne me u vetëkënaq. Në lojën e parë ndoshta në fillim e kemi nënqmuar kundërshtarin, mirëpo nesër besojmë që në fillim, se do ta japim maksimumin që mos të vjie në dyshim fare qëllimi jonë, dmth të jemi pjesë e Superliges. Ekipi është duke bërë punë të shkëlqyeshme, si lojtarët ashtu edhe pjesa e kryesisë, prandaj neve na mbetet që nesër të përfundojmë atë që e kemi nisur të mërkurën”, tha kapiteni i Trepçës.

Ndeshja e sontme në mes të Trepçës dhe As Prishtinës, luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.