”MINATORI” SONTE MIRËPRET SFIDËN E DYTË TË PLAY OUT-IT
Ndeshja e dytë e Play Out-it, do të zhvillohet SONTE(e shtunë) në “Minatori” nga ora 17:00, mes Trepçës dhe AS Prishtinës.
Në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë, mysafirët nga Mitrovica fituan me rezultat 54:76 dhe tash ‘Xehetarët’ kanë një epërsi prej 22 pikëve dhe janë shumë afër që edicionin e ardhshëm të luajnë përsëri në elitën e basketbollit.
Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë, për shkak të rregullave anti-covid.
Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.
Trepça edicionin e kaluar ishte renditur në vendin e shtatë, kampionat që u ndërpre për shkak të Covid-19.
Edicioni i ri në Superligën e basketbollit do të fillojë më 28/29 tetor, kurse turneu i Superkupës do të zhvillohet më 21 tetor, ku do të marrin pjesë tetë skuadra.
Komentet janë të mbyllura.