Basketboll

MIQËSORJA NDËRMJET BASHKIMIT DHE YLLIT, PËRFUNDON ME REZULTAT TË NGUSHTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mbrëmjes së sontme, skuadrat elitare kosovare të Bashkimit dhe Yllit kanë zhvilluar mes vete një miqësore të luajtur në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Ndeshja miqësore që shërbeu me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të të dyja skuadrave për stinorin e ri, ju takoi në fund mysafirëve nga Theranda që fituan me rezultat të përgjithshëm dhe të ngushtë, 70-75.

Tek Bashkimi, qendra e re amerikane Shaq Carter ishte më i dalluari me 26 pikë, derisa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Sean Hoehn dhe Musab Mala.

Ndërsa te Ylli u dalluan, lojtarët si Valon Bunjaku, Samir Zekiqi e Jameel McKay.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.