MUÇOLLI: JEMI NË DEFICIT, POR DO TË JAPIM MAKSIMUMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve më të mirë të As Prishtinës, Kreshnik Muçolli ka folur para ndeshjes së dytë që skuadra e tij e luan, sonte ndaj Trepçës për ”Play Out”.
Në një prononcim të shkurtër para ndeshjes, Muçolli për AsistiOnline.com, ka thënë se përkundër rezultatit nga ndeshja e parë, skuadra e tij do të jap maksimumin në këtë sfidë.
”Të jemi realistë, ndeshja e parë nuk ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar dhe tash jemi në një minus tejet të madh. Por në Mitrovicë udhëtojmë, që të zhvillojmë ndeshje të denjë, duke e parë faktin se shumica e lojtarëve janë të rinjë në moshë, por kjo na jep arsyje për të besuar se e ardhmja do të jetë e ndritur për klubin tonë”, tha shuteri prishtinas para ndeshjes.
Ndeshja e sontme në mes të Trepçës dhe As Prishtinës, luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.