Basketboll

EKSKLUZIVE: VËLLAZNIMI TRANSFERON QENDRËN AMERIKANE DHE MBYLL KULETËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit që sivjet u inkuadrua në Superligën e Kosovës nga Liga e parë, ka transferuar edhe lojtarin e tretë të huaj në skuadër.
 
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se gjakovarët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën amerikane, Cedric Council, emër i njohur në basketbollin e Kosovës, pasi vitin e kaluar u transferua te Trepça për disa ndeshje, por që më pas stinori u anulua.
Council me Trepçën luajti 4 ndeshje dhe kishte mesatare prej 8.0 pikëve, 4.5 kërcimeve dhe 0.8 asisteve për ndeshje. Qendra amerikane para se të vinte tek Trepça në stinorin e shkuar, luajti edhe te Dinamo Tbilisi në Gjeorgji me të cilët kishte mesatare prej, 12.2 pikëve, 8.3 kërcimeve dhe 0.7 asisteve për ndeshje.
Me këtë transfer, skuadra e Vëllaznimit e ka mbyllur merkaton verore dhe në  krye me trajnerin maqedonas, Ljupco Malinkov pritet ti kërkojë synimet që ka klubi për këtë stinor.
/AsistiOnline.com/   

Komentet janë të mbyllura.