EDON MAXHUNI VAZHDON SHKËLQIMIN, FUTET NË PESËSHEN E JAVËS NË LIGËN BALTIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni po e vazhdon shkëlqimin e tij në skuadrën e re, Parnu.
Maxhuni me skuadrën estoneze në Ligën Baltike, gjatë këtij vikendi është ndeshur me skuadrën tjetër nga Estonia, ”Rapla” dhe së bashkë kanë korrur fitore ndaj tyre, me rezultat final, 79-86.
Çfarë ka rënë në sy më së shumti në fitoren e ”Parnu”, padyshim që ishte shkëlqimi i Edon Maxhunit i cili, ishte ylli i skuadrës së tij në këtë fitore, si realizatori më i mirë me 24 pikë, 7 asiste dhe 3 kërcime.
Por nuk mjafton me kaq!
Performancat e Edonit, sidomos në dy takimet e fundit të Ligës Baltike, kanë bërë që drejtuesit e kësaj gare ta fusin atë në 5-sshen e javës, si plejmejkeri më i mirë i dy xhirove të fundit në këtë ligë me mesatare prej, 21 pikëve, 7 asisteve dhe 2 kërcimeve për ndeshje(Shih foton e mëposhtme).
Vlen të ceket se për shkak të rrezikut nga COVID-19, Liga Baltike ka vendosur që ekipet nga Estonia dhe Letonia të luajnë ndeshje vetëm me skuadrat nga shtetet e tyre nga vijnë dhe më pas që nga Janari ose Marsi, të kthehet sistemi normal i garës. Skuadra e ”Parnu” që po udhëhiqet nga Edon Maxhuni si lider i saj, nga 3 takime të zhvilluara në këtë garë, ka po aq fitore dhe gjendet në pozitën e dytë të renditjes tabelare.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.