Basketboll

EJUPI: RAHOVECI I GATSHËM, TË KËRKOJMË SUKSES NË SUPERKUPË

Njëri nga basketbollistët më të talentuar të Rahovecit është edhe Visar Ejupi.

Ai ka folur për rrjedhën e përgatitjeve në ekipin e tij, para ndeshjes së sontme ndaj Trepçës, për Superkupën e Kosovës.

Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe po përgatitemi për ndeshjen çerekfinale kundër Trepçës. Po shpresojmë për një paraqitje sa më të mirë. E kemi pasur edhe një ndeshje miqësore me Ponten, ku besojmë se jemi të gatshëm për Superkupë dhe edicionin e ri”, është shprehur Ejupi për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i duelit Rahoveci-Trepça në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e përballjes Sigal Prishtina-Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.