Basketboll

ERDHI ME SHUMË BUJË TE VËLLAZNIMI, POR SI DEBUTOI HORTMAN?

Prishtinë(AsistiOnline) – Plejmejkeri amerikan i Vëllaznimit, Chris Hortman debutoi sonte me skuadrën gjakovare, përballë Sigal Prishtinës në çerekfinale të Superkupës së Kosovës.

Por cili ishte kontributi në debutim i lojtarit që erdhi me shumë bujë tek skuadra e Vëllaznimit?

Hortman në debutim me Vëllaznimin, për 33 minuta sa luajti, pati performancë maestrale me double-double prej, 32 pikë, 13 kërcime, 3 asiste dhe 1 vjedhje topi, por mungoi kontributi i bashkëlojtarëve të tij, për të arritur më shumë në këtë ndeshje.

Sigurisht që me ardhjen edhe të dy lojtarëve të tjerë të huaj dhe rikthimin e kapitenit, Driton Rraci nga lëndimi, skuadra e Vëllaznimit pritet të jetë ‘arrë’ e fortë për kundërtshtarët në Superligën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.